Lajme

Ky është polici që u sulmua në veri

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 13 May 2018

Në fshatin Zherovnicë të Zveqanit, mbrëmë rreth mesnatës me koktej molotovi është sulmuar shtëpia e policit hetues në veri, Milan Ristoviq. Persona të panjohur kanë hedhur brenda shtëpisë së policivit molotov, zjarri nuk ka dëpërtuar nëpër të gjitha hapësirat, dhe nuk ka pasur njerëz të lënduar.

Metro ka mësuar se arsyet e sulmimit me koktej molotovi ndaj policit Ristoviq , kanë ndodhur si pasojë e një përfshirje të këtij të fundit në një konflikt me kontrabandistët e barnave atje.

Milan Ristoviq kishte bashkëpunuar edhe më herët me kontrabandistët e barnave, mirëpo tash polici ka hasur në telashe mëdha me ta, ai i’u ka kërkuar që pjesa e ryshfetit ndaj tij të rritet dhe të i ndahet një pjesë më e madhe e parave, në mënyrë që të i lejojë të kontrabandojnë barna lirshëm në pjesën e veriut, por, këta të fundit nuk kanë pranuar dhe ka ardhur deri tek problemi i sulmit që ka ndodhur mbrëmë gjatë mesnatës në shtëpin e tij

-Advertisement-

Konflikti mes Ristoviq dhe kontrabanduesve të barnave ka ardhur deri tek arsyeja kur polici ka dashur që ndaj tij të rritet shume e parave për të i siguruar veprimtari të lirë atyre në Mitrovicën e veriut.

Ndryshe, të njëjtit polic i ishte djegur edhe automjeti ‘Golf 5’ para rreth një muaji, ndërsa autorët nuk janë kapur ende nga policia.Ristoviq deri vonë ka qenë shef i operativës në stacionin policor në veri të Mitrovicës, kurse tani është vetëm hetues, ai është i njohur për kërkim të haraçit nga njerëz që sjellin ilegalisht mallra nga Serbia në Kosovë dhe mban lidhje të ngushta me kontrabandistët.

Raste të tilla të djegieve dhe sulmeve në Mitrovicën e Veriut tashmë janë bërë të zakonshme. Për katër vitet e fundit në Veri janë djegur 33 makina.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera