Lajme

Ky është polici i suspenduar në Leposaviq, dyshohet se konsumoi dro*ë në Komunë

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 01 February 2024

Një zyrtar policor në Leposaviq është suspenduar, pasi dyshohet se është i përfshirë në skandalin me drogë brenda objektit të Komunës. Suspendimi i tij u bë me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Sinjali raporton se polici i suspenduar është Pavle Radoviq. Suspendimi i tij erdhi pas publikimit të pamjeve ku shihen zyrtarë të komunës së Leposaviqit kanë konsumuar lëndë narkotike brenda objektit të komunës.

“Hetimi i IPK-së ka filluar bazuar në dyshimet se në këto pamje tashmë të publikuara mund të jetë i përfshirë si i dyshuar edhe një zyrtar policor.

-Advertisement-

IPK me autorizim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë tashmë ka intervistuar një zyrtar policor të Stacionit Policor në Leposaviq me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge”.

Në kuadër te hetimit dhe veprimeve tjera të natyrës administrative, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit të zyrtarit policor të dyshuar në këtë rast.”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera