Ky është plani trepikësh i ndërkombëtarëve për të dalë nga situata aktuale në veri

Autori: Gazeta inFokus
15:37 | 09 November 2022
Meqë Qeveria e Kosovës dhe Lista Serbe, e direktuar nga Beogradi zyrtar, nuk kanë një përgjigje për situatën aktuale, kur serbët e Kosovës kanë dalur nga institucionet, nga të gjitha nivelet dhe Kosova ka mbetur pa katër kryetarë komunash, afër 600 policë, pa gjyqtarë në pjesën veriore dhe me vakum në disa sektorë të tjerë në komunat me shumicë serbe, ndërkombëtarët sërish kanë ardhur me një propozim të ndarë në tri pika, për zhbllokim të situatës.
Albanian Post e ka parë propozimin me pikat dhe synimet e tij.
Pika e parë e propozimit ndërkombëtar për të dalur nga kriza aktuale është që “të dyja palët duhet ta konfirmojnë përkushtimin e tyre për planin Franko-gjerman dhe të dyja palët të kthehen në negociata”.
Në pikën dy bëhet një kërkesë eksplicite për qeverinë e Serbisë.
“Serbia pajtohet se kërkesa për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe duhet të diskutohet vetëm përbrenda tërësisë së planit Franko-gjerman – pra, si pjesë e strukturës së përgjithshme të planit”, thuhet në propozimin ndërkombëtar në të cilin ka pasur qasje AP.
Pika e tretë është një tjetër kërkesë, por për Kosovën.
“Kosova pajtohet që të zbusë masat në raport me çështjen e targave”, pohon propozimi.
Synim i këtyre tri pikave në formë të kërkesave nga ndërkombëtarët është qetësimi i situatës në terren, kthimi i normalitetit dhe krijimi i mundësisë për vazhdim të dialogut në Bruksel.
“Kjo duhet të formojë bazën për rikthim në dialog dhe rikthimin gradual të serbëve në institucione”, pohohet në propozim.
Si erdhi deri te propozimi?
Duket paradoksale, por Qeveria e Kosovës e do Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe brenda Marrëveshjes së Përgjithshme, e cila brenda qarkut tashmë njihet si Marrëveshja Bazë, ndërsa Serbia nuk e do Asociacionin brenda marrëveshjes.
Por, Serbia e bën këtë refuzim pikërisht, sepse do zbatim të Asociacionit jashtë marrëveshjes, e vetëm pastaj të diskutohet mbi propozimin, duke kërkuar një koncesion tjetër.
Kosova e ka pranuar Asociacionin, por brenda marrëveshjes, në mënyrë që të nënkuptohet si lëshimi që po e bën Kosova në propozimin franko-gjerman.
Ky dualitet ka çuar edhe në bllokim të situatës në Veri, ku Kurti vendosi të zbatojë në mënyrë të sekuencuar vendimin për targat – qortim, gjobitje, tabela provuese.
Serbia e përdori këtë vendim si shkas për të bllokuar bisedimet, duke udhëzuar Listën Serbe që të lëshojë institucionet e Kosovës, çka nënkupton rrëzim të tërësishëm të gjithë procesit dialogues në Bruksel dhe praktikisht zhbërje të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri në këtë fazë.
Frika e kësaj lëvizje të parashikuar nga Serbia, kishte obliguar komunitetin ndërkombëtar që të kërkonte nga Kurti shtyrje të vendimit, përkundër se publikisht do ta pranonin se Kosova ka të drejtë në zbatim.
AP kupton gjithashtu se Kurti kishte pranuar shtyrjen pas kërkesave të disahershme të ndërkombëtarëve, veçanërisht amerikanëve.
Madje kishte pasur dakordësim që shtyrja të bëhej në formë të qortimeve verbale nga Policia e Kosovës për përdoruesit e makinave me tabela ilegale.
Gjithçka dukej në rregull, deri ditën kur Kurti do shpallte vendimin për shtyrje të zbatimit përmes sekuencimit.
Ndërkombëtarët ishin befasuar nga deklarimi i kryeministrit të Kosovës, sepse shtyrja po ndodhte, por jo siç ishte dakordimi paraprak.
Brenda vendimit për shkallëzim ishte futur edhe një pikë për të cilën nuk kishin dijeni ndërkombëtarët – gjoba.
Albanian Post kupton se sekuenca e gjobës ishte ideuar, propozuar dhe në fund bërë pjesë e vendimit, nga zëvendës-kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.
Propozimin e vartësit të tij e kishte pranuar Kurti, me idenë se kështu do argumentohej më mirë në publik linja se qeveria nuk po heq dorë nga zbatimi i ligjit, vetëm se po e kategorizon vendimin në tri faza të ndryshme.
I papritshëm ishte gjithashtu afati i shtyrjes. Derisa ishin kërkuar 10 muaj, shtyrja deri me 21 prill përbënte diçka më shumë se gjashtë muaj.
Befasia e ndërkombëtarëve me vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe mos njoftimin për ndryshimet çoi edhe në reagimet e ashpra të Departamentit Amerikan të shtetit përmes një komunikate për media, ku thuhej se “SHBA-të janë të shqetësuara dhe të brengosura me vendimin e Qeverisë së Kosovës”.
Komunikatë që u përcoll nga Antony Blinken, sekretar amerikan i shtetit dhe më pas u ri-konfirmua edhe nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Edward “Ned” Price./Albanianpost.com

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...