Lajme

Ky është plani i Policisë dhe Prokurorisë pë zgjedhjet e 11 qershorit

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 24 May 2017

Me rastin e përgatitjeve të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, është organizuar Programi Orientues për Policinë e Kosovës dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në këtë tubim të pranishëm janë prokuror si dhe krerë të lartë të PK-së

Sikurse në zgjedhjet e kaluara, edhe në këto parlamentare, pritet që të angazhohen një numër i madh i përfaqësuesve të organeve të drejtësisë

-Advertisement-

Prokurorja e Republikës, Laura Pula ka konfirmuar se në zgjedhjet e 11 qershorit pritet të jetë një numër i madh i prokurorëve të cilët do të angazhojen intenvizivisht për ‘mbrojtjen e votës’, shkruan Indeksonline.

“Prokuroria ka ndërmarrë gjitha hapat për këto zgjedhje. Kemi të angazhuae 100 prokurore dhe numër të catkuar për të siguruar efikasitet për mbrojtje e votës së qytetarit”, ka thënë ajo me rastin e organizimit të Programi Orientues për Policinë e Kosovës dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ajo, poashtu theksoi se Policia e Kosovës dhe KQZ do të merren saktësisht me mbarvajtjen dhe sigurinë e shtetit ndërsa Prokuroria për mbrojtjen e votës së qytetarit. Prokurorja Pula poashtu falenderoi edhe mediat për raportimin e kësaj gare zgjedhore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera