Lajme

Ky është plani i PDK-së për PTK-në e KEK-un

Autori: Gazeta inFokus 22:20 | 29 May 2017

Besim Beqaj nga PDK ka treguar se çfarë plani ka partia ku ai bën pjesë në lidhje me Korporatën Energjetike të Kosovës dhe Postën dhe Telekomin e Kosovës.

“Besoj që do të behet një analizë e PTK-së, do të rikthehet funksionimi normal, sektori privat duhet të jetë ai që mbizotëron në institucione”.

“Transformimi i ndërmarrjeve publike është esencial”.

-Advertisement-

“KEK, është një temë që është trajtuar me vite të tëra, nuk kam besuar asnjëherë në realizimin e projektit përmes aq shumë mekanizmave ndërkombëtare që kanë ndërhyrë në tregun energjetik. Unë besoj që Counter Global duhet që të vjen e investojë”.

Ai ka shpalosur poashtu edhe planet e tjera në aspektin e ekonomisë që partia ku ai bën pjesë ka në programin e vet.

“Investitorët e huaj nuk vijnë në Kosovë vetëm prej fjalëve të mira të Qeverisë, vijnë mbi bazën e trajtimit të investitorëve vendorë”.

“Ne e shohim sektorin privat që duhet të zhvillohet vetë, do të kemi fonde për femrat, të rinjtë, për IT, do të bëjmë veprime konkrete që kjo ekonomi të rritet”.

“Ulja e tatimit në fitim do të bëjë ndërmarrjet tona konkurruese, ulja për shërbimet, ne do ta ulim në 18 % në 6 %, heqja e akcizës për naftën, subvencionim të prodhimit vendor dhe eksportit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera