Lajme

Ky është plani operativ i Policisë për vizitën e Vuçiqit

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 08 September 2018

Policia e Kosovës do të përcjellë eskortën e presidentit serb.

Kështu ka bërë të ditur për gazetën inFokus zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ai ka thënë se plani operativ përfshin edhe mbarëvajtjen e renit dhe sigurisë publike.

-Advertisement-

“Plani operativ përfshin mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë publike duke përfshirë edhe përcjelljen e eskortave që ju lejohet hyrja në Kosovë”, ka thënë ai.

Për pak minuta pritet që në territorin e Kosovës të hyjë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Vuçiq gjatë së tij dy ditore do të vizitoj edhe liqenin e Ujmanit për të cilin mori leje nga Institucionet kosovare vetëm mbrëmjën e së premtes./inFokus

Lexo edhe: Selimi: Marrëveshjet e fshehta të Thaçit e sollën Vuçiqin në Kosovë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera