Lajme

Ky është plani i Kurtit para dialogut me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 09 July 2018

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka treguar katër etapa përgatitore që janë të domosdoshme në Kosovë para çdo dialogu të ri me Kosovën.

Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka përmendur edhe tre debate që duhet të zhvillohen për këtë çështje, transmeton Klan Kosova.

Postimi i plotë i Kurtit:

-Advertisement-

Përpara çfarëdo dialogu të ri me Serbinë, katër etapa përgatitore janë të domosdoshme në Kosovë:

1) Shqyrtim dhe vlerësim i dialogut 2011-2017 dhe i rezultateve të tij;

2) Synimet e Kosovës dhe kërkesat tona ndaj Serbisë;

3) Parimet dhe kushtet e dialogut të ri;

4) Ekipi ynë negociator me strategji dhe udhëheqës.

Dhe, tri lloj debatesh duhen bërë:

1) Në Kuvendin e Republikës së Kosovës;

2) Në shoqërinë kosovare me shoqatat e familjeve të të pagjeturve, pakicat, UP-në e AShAK-un, me ekspertët e ekonomisë etj.;

3) Me BE-në si ndërmjetësuese.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera