Sport

Ky është plani i Solskjaer për Martial e Rashford

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 18 July 2019

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka plan për t’iu ndërruar vendin Anthony Martialin dhe Marcus Rashford.

Me “Djajtë e Kuq” që me shumë mundësi do e humbasin Romelu Lukaku këtë verë, të dy të rinjtë do të kenë në dorë sulmin e United, transmeton KosovaPress.

“Besoj që do t’iu ndërroj vendet, për mua është mirë që të kem dy lojtarë që mund të ndërrojnë anën. Nuk besoj që mund t’i vendos të dytë në një pozicion, sepse ata janë lojtarë të mirë që mund të shohin hapësirën”, ka thënë Solskjaer.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera