Ky është plani i Daut Haradinaj për t’i bërë me banesë çiftet e reja
Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 18 September 2021
Një qeverisje komunale në Prishtinë që do të udhëhiqej nga Daut Haradinaj, do të ndërhynte në shumë sektorë. Një prej tyre, siç shprehet në program, është edhe aspekti social i krijimit të familjeve të reja, që prek çiftet e reja.
Daut Haradinaj, kandidati për kryetar të Prishtinës, planifikon që si kryetar i kryeqytetit të realizoj projektin për banesat komunale, me model të financimit publiko-privat, të cilat do t’u shiteshin kategorive të caktuara me çmime dhe kusht shumë të favorshme se banesat e ndërtuara për qëllime komerciale.
Në programin e Haradinajt thuhet se ato çifte që do t’i marrin këto banesa, nuk do të jenë të obliguar për pjesëmarrje financiare, por do të nisin drejtpërdrejt me pagesat mujore për periudhën 20-vjeçare.
Si shembull, një banesë prej 100 m2 do të shitej për 60,000 euro, me këste të barabarta prej 250 euro në muaj, për 20 vjet. Blerësit do të kenë mundësi që ta finalizojnë blerjen në cilëndo kohë që e kanë mundësinë financiare.
Përfituesit më të mundshëm të banesave të tilla, do të ishin çiftet e reja, deri në moshën 35 vjeçare, të cilët kanë më shumë se një fëmijë dhe të cilët do të mund të dëshhmonin se jetojnë në bashkësi familjare dhe në hapësira të ngushta për jetesë normale. Në program thuhet se nëse një çift i ri jeton me familjen e gjerë në banesë më të vogël se 80 m2, atëherë konsiderohet hapësirë e papërshtatshme për çiftin.
Sipas analizave, ky favor për çiftet e reja do të ndikonte në përmirësimin e kualitetit të jetës, pavarësimin e familjeve të reja, si dhe krijon hapësirë adekuate për rritjen dhe zhvillimin e shëndoshë të fëmijëve.
Për më shumë, Haradinaj synon që banesat komunale të ndërtohen sipas konceptit të energjisë së ripërtëritshme (energji solare dhe gjeotermi), si dhe me izolim modern. Ky propozim i Haradinajt është pritur jashtëzakonisht mirë nga të rinjtë, të cilët shpeshherë i shtyjnë martesat dhe planet e tyre familjare, në mungesë të hapësirave të përshtatshme për banim.
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...