Lajme

Ky është pjesëtari i FSK-së që u plagos mbrëmë në ‘Bon Vivant’

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 05 August 2023

Përpos Kastriot Ramadanit, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës e që mbeti i vrarë, një tjetër pjesëtar i FSK-së është plagosur në përleshjen e mbrëmshme në lokalin ‘Bon Vivant’ në Prishtinë.

Bëhet fjalë për Hysni Gecin.

Geci, që është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbrëmë ishte duke punuar si sigurim në lokalin e famshëm në Prishtinë “Bon Vivant”.

-Advertisement-

Sipas burimeve të Paparacit, dyshohet se Geci është plagosur nga A.P i njohur me nofkën “Italiani”.

Sipas burimeve, “Italiani” e ka plagosur në këmbë Gecin, derisa ka qenë duke u larguar nga lokali kur edhe kishte ndodhur përplasja.

Nga përdorimi i armës së zjarrit i vdekur ka mbetur Kastriot Ramadani. Ai nuk mundi t’i bëjë ballë plagëve të marra.

Policia e Kosovës deri tani ka arrestuar katër persona, teksa në arrati ndodhet D.N i njohur me nofkën “Duka”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera