Lajme

Ky është personi që do t’a zëvendësojë Shpend Ahmetin në postin e deputetit

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 08 July 2017

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Deka ka bërë të ditur se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ishte kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit.

Ahmeti do të vazhdojë të jetë në krye të Prishtinës edhe për disa muaj, ndërsa do të rikandidojë në zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen në tetor.

Pas dorëheqjes së Ahmetit, postin e deputetit nga radhët e VV’së do ta gëzojë edhe Xhelal Sfeçla, për të cilin do të jetë mandati i parë në këtë pozitë.

-Advertisement-

Në zgjedhjet e 11 qershorit, Sveçla kishte arritur t’i sigurojë 6,747 vota, ndërsa Shpendi Ahmeti, i cili që nga fillimi kishte thënë se nuk do të jetë deputet, ka siguruar mbi 20 mijë vota.

Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 32 deputetë në Kuvendin e Kosovës për këtë mandat, ndërsa në zgjedhjet e 11 qershorit doli e dyta më e votuara, pas koalicionit PAN.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera