Lajme

Ky është personi që kërcënoi kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 27 January 2023

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, u kërcënua me jetë të martën mbrëma nga një qytetar.

Gazeta Insajderi mëson se personi që e kërcënoi Totajn është Faik Kryeziu.

Ndërsa sot, Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit Faik Kryeziu për kërcënimin që i ka bërë kryetarit Totaj.

-Advertisement-

Sipas njoftimit të Gjykatës, i pandehuri i kishte dërguar porosi djalit të Totajt përmes një personi të tretë, ku kishte thënë “thuaj djalit të Kryetarit le ti thotë babës vet le të ndalet sepse nëse ai nuk ndalet edhe ma rrezon shtëpinë unë djalin e tij ose e rrahi ose e mys krejt”.

“I pandehuri F.K., me datë 24 janar 2023, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, seriozisht e kanos personin zyrtar në lidhje me punën e tij zyrtare dhe atë te dëmtuarin Sh.T.,– Kryetar i Komunës së Prizrenit, në atë mënyrë që për shkak mosmarrëveshjeve paraprake ne lidhje me një kontest pronësor me komunën e Prizrenit, i pandehuri F.K., ditën kritike përmes një personi të tretë, i dërgon porosi djalit të të dëmtuarit me fjalët se “thuaj djalit të Kryetarit le ti thotë babës vet le të ndalet sepse nëse ai nuk ndalet edhe ma rrezon shtëpinë unë djalin e tij ose e rrahi ose e mys krejt”, me çka me këtë veprim tek i dëmtuari Sh.T., dhe familja e tij ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetë”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatën e Gjykatës thuhet se i pandehuri e kishte kërcënuar edhe më herët Totajn.

“Gjykata ka ardhur në konstatimin se ekzistojnë arsye për caktimin e paraburgimit, pasi që edhe me datë 06 dhjetor 2022, ndaj të pandehurit është iniciuar hetim për veprën penale të natyrës së njëjtë (Kanosje) ndaj të dëmtuarit të njëjtë (Kryetarit të Komunës së Prizrenit), dhe i pandehuri është edhe përsëritës i veprave penale në tre (3) aktgjykime të plotfuqishme”, thuhet në komunikatë.

Rastin dy ditë më parë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka ka thënë se Totaj është kërcënuar për shkak se i dyshuari ishte i pakënaqur me vlerësimin e pronës së tij nga komuna.

“Fjala është për një pronë-shtëpi e cila ka disa vite që pengon përfundimin e rrugës “tranziti i ri” në Prizren”, ka thënë BytyqI.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera