Ky është personi që hodhi granatë në zyrë kryebashkiakut shqiptar
Autori: Gazeta inFokus 19:12 | 31 December 2019
Policia e Shtetit ka përcjellë për opinionin publik foton e Gëzim Saraçit, shoferi i cili i bëri atentat kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe duke I hedhurnjë granatë këtë të martë.
Policia ka vënë në dispozicion po ashtu dhe një shumë prej 10 milionë lekësh të vjetra për çdo informacion që do të rezultojnë në kapjen e tij.
“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Bashkinë e Lushnjës, ku shtetasi Gëzim Saraçi, 50 vjeç, hodhi në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnjë një granatë dore dhe për pasojë u plagosën jashtë rrezikut për jetën Kryetari i Bashkisë F. T. dhe sekretarja e Bashkisë shtetasja E. Q., ju informojmë se forcat speciale Renea, FNSH-ja e Fierit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe të DVP Fier vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje.
Autori i kësaj ngjarjeje ka mundur të largohet menjëherë pas ngjarjes dhe dyshohet se është fshehur në territorin e qarkut Berat.
Me qëllim kapjen sa më shpejt të tij, Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe vë në dispozicion 1 milionë lekë të rinj për çdo informacion të saktë që do çojë në lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Për çdo informacion sado të vlefshëm, qytetarët të telefonojnë në numrin unik 112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital, si dhe në numrin e celularit 069 41 07 337, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm të strukturave të Policisë për të kapur dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorin e kësaj ngjarjeje.”-njofton policia.
Të tjera
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...