Rozë

Ky është personi që Afrona Dika dëshiron të ketë në jetë

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 17 July 2024

Talk With Afrona” ka mbërritur në episodin e fundit të sezonit të parë, por mbyllja s’do të ishte kaq e shpejtë për drejtuesen e saj. Ndërsa përshëndeste shikuesit duke u thënë se ky do të ishte episodi i fundit, Afrona Dika është ndërprerë nga stafi i saj që ka përgatitur disa pyetje “pikante” për të.

Përballë saj u ul si fillim një prej mikeshave dhe grimierja njëkohësisht, Antigona që e pyeti nëse do të lidhej sërish me një personazh publik.

Antigona: Nëse një ditë të jepet mundësia dhe ke përpara fatin e jetës mendon ti, por ai është një VIP, a do të ishe lidhur?

-Advertisement-

Afrona Dika: Prapë, përsëri me një VIP?

Antigona: Me një artist, dhe a të pengon ty apo personin tjetër që mund të jetë VIP që të lidhet me ty? Ato mendimet e njerëzve “ajo ka qenë njëherë me atë, jo nuk dua…”

Afrona Dika: Shih, është shumë pyetje e mirë kjo. Unë nuk e shoh nëse ai personi është VIP apo jo, a është fytyrë publike apo jo, e rëndësishme është që unë të ndihem mirë me atë person, qoftë fytyrë publike apo jo sepse nuk do të thotë që duhet të paragjykohem nga e kaluara ime apo të ketë një mendim të ndryshëm sepse secili e ka një të kaluar dhe në qoftë se ai person është fytyrë publike apo jo, duhet ta pranojë të kaluarën time. Mendoj që nuk i dihet jetës, kush do të jetë fati im i jetës, a është fytyrë publike, doktor apo avokat, nuk i dihet.

Antigona: Po ti a beson më?

Afrona Dika: Që mund të funksionojë një lidhje me një fytyrë publike? Mendoj që po sepse ai personi e di pak a shumë edhe botën time, mund ta kuptojë pak botën dhe profesionin tim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera