Lajme

Ky është personi i arrestuar në Zhur ku u vra një polic e dyshohet se u verbua një tjetër

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 29 January 2020

Mbrëmjen e së martës, policia mësynë një shtëpi në Zhur të Prizrenit pasi atje një grua raportoi për dhunë në familje.

Veç kësaj u mësua se në atë shtëpi dyshohet edhe për posedim të narkotikëve, shkruan gazeta inFokus.

Por, ku zyrtarët policor shkuan ta bastisin shtëpinë e shkuan në katin e dytë të saj, një mjet shpërthyes eksplodoi, duke vrarë një nga policët, Sami Thaçi.

-Advertisement-

Veç tij, dy të tjerë u plagosën, derisa njëri dyshohet se u verbua.

Policia menjëherë arrestoi të dyshuarin për këtë rast, i cili është Iran Badalli, dhe që ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera