Lajme

Ky është parashikimi i motit për të dielën

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 03 March 2019

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot fushat me presion të ulët atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin nuk do të jenë stabile, kështu që gjatë ditës pritet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu.

Sipas institutit, edhe në fushat termike do të kemi ndryshim por minimalet priten të mbesin në vlerat pozitive.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera