Lajme

Ky është parashikimi i motit për sot në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 06:57 | 05 May 2022

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend gjatë ditës së sotme dhe ditëve në vazhdim.

Sot parashihet të mbaj mot me më shumë diell. Nga dita e premte do të ketë shtim të vransirave, e pasdite dhe në mbrëmje, vende-vende paraqiten edhe kushte për riga lokale shiu.

Mundësi për shi priten edhe ditën e shtunë. Nga dita e diel, sërish mot më stabil dhe më shumë diell.
Cilësia e ajrit, kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme. Vetëm orëve të mbrëmjes vende-vende vlerat e çastit mund të kalojnë edhe në të dobëta.
5.05 – Më ngrohtë, kryesisht me diell. Ditën vransira kalimtare, e përreth viseve malore nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.
6.05 – Kryesisht me vransira e ngrohtë, me mundësi për riga lokale shiu.
7.05 – Kryesisht me vransira, e mundësi për riga lokale shiu.
8.05 – Ngrohtë e kryesisht me diell.
9.05 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 6C e 10C, e maksimalet ndërmjet 20C e 22C.
Era frynë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga juglindja 5-11m/s.
Shtypja atmosferike mbetet më e lartë mbi vlera normale dhe luhatet në këto vlera të larta.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera