Lajme

Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

Autori: Gazeta inFokus 07:03 | 13 April 2021

Kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Në vise malore me mundësi edhe për reshje bore. Vende-vende, pasdite reshjet mund të shoqërohen edhe me bubullima.Temperaturat në vise të ulëta 7C deri 16C, e në vise malore 3C deri 9C.

Do të fryjë mesatare nga jugperëndimi 2-10m/s. Indeksi UV: 3. Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera mesatare dhe të pranueshme.14.04.2021 – Më ftohtë, kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje shiu.

Në mëngjes reshjet e shiut mund të përzien edhe me borë. Në vise kodrinoro-malore priten edhe reshje bore. Vonë në mbrëmje reshjet pushojnë.

-Advertisement-

Temperaturat në vise të ulëta 2C deri 10C, e në vise malore -3C deri 2C. Era do të fryjë mesatare nga veriu dhe verilindja 3-8m/s. Indeksi UV: 2. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe të mira.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera