Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme

Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 11 June 2022

nstituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të dielën do të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell.

Gjatë ditës vranësirat do të zhvillohen duke krijuar kushte për reshje lokale shiu, kryesisht në zonat malore dhe vise mesatare.

Reshje më të theksuara parashihen në jug dhe jugperëndim të vendit, ndërsa pjesët tjera parashihen me më pak reshje.

-Advertisement-

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera