Lajme

Ky është parashikimi i motit në Kosovë për dy ditët e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 26 April 2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se moti gjatë dy ditëve të ardhshme do të jetë me diell dhe vranësira të pjesshme.

Përmes një komunikate për media IHMK, shton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-9 gradë celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

Po ashtu shtohet se të enjten vranësirat do të dendësohen duke përfshirë të gjithë vendin, ku parashihen reshje të shiut.

-Advertisement-

Komunikata e IHMK:

Mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesëshme. Të enjten vranësirat do të dendësohen , duke përfshirë gjithë territorin e vendit. Parashihen reshje shiu dhe vende-vende shkarkime rrufesh ( ditën e enjte), ndërsa të mërkuren parashihen rrëze dielli dhe temperatura të larta.

Indeksi UV do të shenoj vlera të rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi , që nga ora 9-17 mundesisht të jemi sa më të kufizuar nga rrezet direkte të diellit ose të bartim masa mbrojtëse( vlenë vetëm për ditën e mërkurë).

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i jugperendimit dhe verilindjes,Kushtet agrometeorologjike mbeten të mira, falë këtyre temperaturave dhe reshjeve të cilat u regjistruan në këto dy dekada të muajit prill.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera