Lajme

Ky është parashikimi i motit

Autori: Gazeta inFokus 08:04 | 11 February 2020

Mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbajë kohë e butë. Edhe pse në stinën e dimrit, të reshurat kanë munguar, ndërsa përveç disa ditëve moti ka qenë me diell.

Sipas Prishtina Weather, edhe ditëve në vijim ky mot i njëjtë do të vazhdojë të mbretërojë në vendin tonë.

Ky është parashikimi për ditën e martë dhe të mërkurë:

-Advertisement-

Një sistem frontal nga Europa qëndrore pritet të kalojë mbi rajonin tonë, ku gjatë ditës së nesërme kryesisht pasdite dhe në mbrëmje sjellë mundësi për reshje lokale shiu, e më vonë në vise kodrinoro malore edhe borë.

Ditën e martë mbetet mot i butë me temperaturat mbi vlera mesatare, e ditën e mërkurë pritet një rënie e lehtë e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të shënojnë përmirësim dhe do të luhaten përreth vlerave të mira dhe mesatare. Ditën e mërkurë kohëpaskohe mund të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.

11.02.2020 – Mot i butë dhe me erë. Vranësira dhe intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje lokale shiu, e në vise kodrinoro-malore gjatë mbrëmjes reshje bor. Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga jugperëndimi 8-17m/s, e në mbrëmje nga verilindja 2-6m/s. Indeksi UV: 3.

12.02.2020 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Erë e lehtë dhe mesatare nga lindja dhe verilindja 2-5m/s. Indeksi UV: 1.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera