Lajme

Ky është paralajmërimi i frikshëm i ministrit ukrainas, ja çfarë po planifikon Rusia për të i’a hedhur fajin Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 03 March 2022

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka bërë një paralajmërim të frikshëm rreth luftës me agresionin rus, shkruan Gazeta inFokus.

Ai ka thënë se Rusia ka vendosur disa sisteme raketore në një fshat kufitar me Ukrainën të drejtuara kah territori rus.

Sipas tij ekziston mundësia që Rusia të sulmojë territoret e veta për ta akuzuar Ukrainën.

-Advertisement-

“Raporte shqetësuese: Rusët mund të kenë drejtuar sisteme të shumta lëshimi raketash në fshatin kufitar rus Popovka drejt territorit të tyre. Duke ditur natyrën barbare të veprimeve ruse, kemi frikë se mund të përgatitet një operacion i rremë për të akuzuar Ukrainën”, ka shkruar ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera