Lajme

Ky është orari i ri i qarkullimit të Trafikut Urban pas datës 26 nëntor

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 24 November 2022

Trafiku Urban ka njoftuar për ndryshime në rrjedhën e qarkullimit të autobusëve.

Sipas njoftimit, ky ndryshim do të bëhet për shkak të mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi”, për shkak të festave të fundvitit.

Ky ndryshim në qarkullim të autobusëve do të ndodh nga data 26 nëntor ditë e shtunë deri më 08 janar, 2023.

-Advertisement-

Linja Nr. 1

Ndryshimi i linjës nga drejtimi Fushë-Kosovë – Prishtinë dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në pikën e fundit te Fakulteti Teknik.

Linja Nr. 1A

Ndryshimi i linjës 1A në shkuarje dhe ardhje do të vazhdon në rrugën “Bulevardi Bill Clinton” për në drejtim të “Bulevardit Dëshmorët e Kombit” dhe përfundon në stacionin e autobusëve.

Linja Nr. 3

Ndryshimi i linjës nga drejtimi Bardhosh – Mat dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në stacionet e fundit.

Linja Nr. 4

Ndryshimi i linjës nga drejtimi Matiqan – Gërmi dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në stacionet e fundit.

Linja Nr. 7C

Ndryshimi i linjës 7C nga rruga “Bulevardi Dëshmorët e Kombit”, linja vazhdon në rrugën “Bulevardi Bill Clinton” në drejtim të pikës së fundit në lagjen Kalabria.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera