Lajme

Ky është objekti që ISIS synoi të hidhte në erë në Barcelonë

Autori: Gazeta inFokus 08:51 | 23 August 2017

Grupi që dyshohet se qëndron prapa sulmit me furgon në Barcelonë, ka planifikuar të përdorë eksploziv kundër monumenteve, përfshirë katedralen Sagrada Familia të qytetit, i tha njëri prej të dyshuarve gjykatës në Madrid.

Mohamed Houli Chemlal është njëri nga katër të dyshuarit e mbijetuar që dhanë dëshmi të martën.

Planet e grupit u shkatërruan pasi një shtëpi e mbushur me pajisje për prodhimin e bombave, në qytetin Alcanar, shpërtheu një ditë para sulmit të së enjtes në Barcelonë.
Trembëdhjetë veta janë vrarë dhe mbi 100 janë plagosur nga goditja me furgon në bulevardin Las Ramblas të Barcelonës.

-Advertisement-

Tetë anëtarë të grupit janë të vdekur – dy janë vrarë në shpërthimin në Alcanar dhe gjashtë janë qëlluar më pas nga policia.

I dyshuari i fundit që është vrarë, është Younes Abouyaaqoub, 22 vjeç, dhe besohet se ka qenë shoferi i furgonit në Las Ramblas.

Burime nga gjykata cituan të martën Houli Chemlalin të ketë thënë se disa “sulme shumë më të mëdha” kanë qenë të planifikuara. /REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera