Lajme

Ky është o​rari i ri i mësimit online

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 04 April 2020

Menjëherë pas ndërprerjes së procesit mësimor (më 12.03.2020) si pasojë e pandemisë COVID-19, MAShTI ka filluar realizimin e programit për mësimin në distancë. Transmetimi i mësimit ka filluar që nga data 23 mars 2020 në Radio Televizionin e Kosovës dhe në ueb faqen e MAShTI-t eMesimi për lëndët mësimore (gjuhë dhe matematikë).

MAShTI njofton se nga e hëna (datë 06 prill 2020) përmbajtja e mësimit në distancë do të zgjerohet duke mbuluar shumicën e lëndëve mësimore për klasat 1-9. Transmetimi televiziv do të mbulohet nga Radio Televizioni i Kosovës, sipas orarit të bashkëngjitur, ndërsa të njëjat materiale janë në dispozicion edhe në ueb faqen eMesimi.

MAShTI falënderon mbi 120 mësimdhënës dhe staf civil nga MAShTI, DKA e Prishtinës dhe Prizrenit që janë angazhuar drejtpërdrejt në përgatitjen e materialit mësimor virtual duke punuar çdo ditë në shkollën “Qamil Batalli” në Prishtinë dhe në shkollën “Emin Duraku” në Prizren.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera