Lajme

Ky është numri total i votave për katër partitë më të mëdha politike

Autori: Islam Morina 03:08 | 18 October 2021

Tash kur janë numëruar mbi 95% të votave nga KQZ-ja, katër partitë që kanë fituar më së shumti vota del të jenë LVV,LDK,PDK dhe AAK.

Në këto zgjedhje LVV del e para për nga numri i tërësishëm i votave të marra për kryetarë të komunave, e që numëron gjithsej 196,097 vota, kurse e dyta del të jetë LDK-ja me 180,344 vota të marra për kryetarë të komunave, PDK-ja dele treta me 171,163 vota të marr për kryetarë të komunave, kurse e katra del AAK-ja me gjithsej 85,900 vota, shkruan Gazeta Infokus.

Në zgjedhjet nacionale LVV-ja kishte në total 438,335, kurse në këto zgjedhje lokale ka marrë 196,097 vota, LDK-ka në zgjedhjet nacionale kishte 110,985, kurse në këto zgjedhje ka marrë 180,344, PDK-ja në zgjedhjet nacionale i kishte 148,285, kurse në këto zgjedhje ka marrë 171,163 vota, dhe AAK-ja në zgjedhjet nacionale kishte 62,111, kurse në zgjedhjet lokale të 17 tetorit ka marrë 85,900 vota.

-Advertisement-

Ngga ky krahasim del se që nga zgjedhjet e nacionale të 14 shkurtit vetëm LVV-ja ka shënuar rënie të votës. Kurse tri subjektet tjera LDK, PDK dhe AAK kanë shënuar rritje të votës së përgjithshme./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera