Ky është numri i ushtarëve ukrainas të vrarë në luftë

Autori: Gazeta inFokus
09:36 | 16 April 2022
Në intervistën për CNN, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, foli edhe për viktimat në radhët e ushtrisë së Kievit.
Ai u shpreh se deri në 3 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë që prej fillimit të luftimeve, ndërsa shtoi se rreth 10 mijë të tjerë janë lënduar. Rreth një muaj më parë, Zelensky u shpreh se 1300 ushtarë ukrainas ishin vrarë, por edhe në atë kohë, ai pretendonte se numri i ushtarëve rusë të vrarë ishte shumë herë më i madh.
Në intervistën për CNN, ndër të tjera, Zelensky paralajmëroi se bota duhet të jetë e përgatitur edhe për sulme të mundshme bërthamore.
“Jo vetëm unë, e gjithë bota, të gjitha shtet duhet të shqetësohen sepse mund të mos jetë informacion i vërtetë, por edhe mund të jetë. Kjo nuk është një çështje vetëm për Ukrainën, por për gjithë botën. Ata mund të përdorin armë kimike, pasi për ata jeta e njerëzve nuk është asgjë. Kjo është arsyeja.
“Duke pasur parasysh dëshpërimin e Putin dhe udhëheqjes ruse, duke pasur parasysh pengesat me të cilat ata janë përballur ushtarakisht deri tani, askush prej nesh nuk mund t’i marrë lehtë kërcënimet me armë bërthamore taktike”, tha Zelensky për CNN./A2CNN

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale t...
-
Qeveria për rritjen e tarifave të energjisë: Është e drejtë që të mos preken amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kWh
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka publikuar raportet konsultative pë...
-
Haradinaj për mospagesën e orëve shtesë të policëve: Këto skandale i shkojnë për shtati veç armiqve
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi policëve të Kosovës nuk ...
-
Policët ende pa kompensim për ndërrimet e natës dhe orët shtesë, Sindikata kërkon reagim nga Qeveria
Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për vonesat...
-
Rritja e tarifave të energjisë, INDEP thotë se raportet e publikuara nga ZRrE-ja kanë mungesë të theksuar transparence
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka dërguar sot në Zyrën e Rregulla...
-
Trump: Mark Brnovich do të jetë ambasador i SHBA-së në Serbi
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se e ka emëruar Mark Brno...
-
Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, miraton disa vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të 255-të në m...
-
Orav: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka vdẹkur
Në një kohë kur shumë njohës të rrethanave politike vlerësojnë se dialogu ndë...
-
Rritja e tarifave të energjisë, Ministria e Ekonomisë del me deklarim zyrtar
Ministria e Ekonomisë ka reaguar pas raporteve të ZRrE-së, lidhur me shqyrtim...
-
“Krenari”, Ramush Haradinaj reagon pasi shqiptari nga Tirana merr komandën e një luftanijeje amerikane
Një shqiptar ka marrë komandën e një luftanijeje të marinës amerikane, duke s...
-
Manaj do të jetë nënkryetari i ri i Prishtinës, premton angazhim dhe përkushtim
Shkëmb Manaj do të jetë nënkryetar i Komunës së Prishtinës. Pasi Alban Zog...
-
Berat Lahu njofton për largimin nga VV, ripërsërit akuzat ndaj Gëzim Sveçlës për çështjen e pronave në Badoc
Asamblisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Berat Lahu, ka bërë të ditur lar...