Lajme

Ky është numri i ushtarëve rusë të vrarë

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 10 May 2022

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka njoftuar se që nga fillimi i luftës më 24 shkurt e deri më tani ushtria ruse ka humbur 26 mijë trupa, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu është bërë e ditur se forcat ruse kanë humbur 1170 tanke, 2808 automjete të blinduara, 519 sisteme artilerie, 185 MLRS, 87 sisteme luftarake kundërajrore, 199 avionë, 158 helikopterë edhe 1980 automjete ushtarake dhe depozita karburanti.

Po ashtu, nga ky shtab kanë njoftuar se Rusia në luftën kundër Ukrainës ka humbu edhe 12 varka ushtarake, 380 UAV taktike, 41 pajisje speciale ushtarake dhe 94 raketa lundrimi.

-Advertisement-

Kujtojmë se sot janë bërë 76 ditë që nga fillimi i sulmeve të para nga forcat ruse në territorin ukrainas./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera