Lajme

Ky është numri i ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 18 May 2022

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka njoftuar se që nga fillimi i luftës më 24 shkurt e deri më tani ushtria ruse ka humbur 28 mijë e 300 trupa, shkruan Gazeta Infokus.

Po ashtu, Rusia në këtë luftë ka humbur edhe 1251 tanke, 3043 automjete të blinduara, 586 sisteme artilerie, 199 MLRS, 91 sisteme luftarake kundërajrore, 202 avionë, 167 helikopterë dhe 2137 automjete ushtarake e depozita karburanti.

Nga ky shtab, gjithashtu kanë bërë të ditur se rusët kanë humbur edhe 13 varka ushtarake, 441 UAV taktike, 43 pajisje speciale ushtarake dhe 102 raketa lundrimi.

-Advertisement-

Kjo është bërë e ditur në faqen “War in Ukraine”, ku publikohen informacione lidhur me situatën atje.

Kujtojmë se sot janë bërë 84 ditë që ka fillimi i sulmeve të para nga forcat ruse në territorin ukrainas./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera