Lajme

Ky është numri i ushtarëve rusë të vrarë në luftë

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 29 April 2022

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka njoftuar se që nga fillimi i luftës më 24 shkurt e deri më tani ushtria ruse ka humbur 23 mijë trupa, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu, është njoftuar se rusët kanë humbur 986 tanke, 2418 mjete të blinduara, 435 sisteme artilerie, 151 MLRS, 73 sisteme luftarake kundërajrore, 189 avionë dhe 155 helikopterë.

Po ashtu nga ky shtab kanë bërë të ditur se forcat ruse kanë humbur edhe 1695 automjete ushtarake, 8 varka ushtarake, 76 depozita karburanti, 229 UAV taktike, 31 pajisje speciale ushtarake dhe
4 sisteme të lëvizshme SRBM.

-Advertisement-

Kjo është bërë e ditur në faqen “War in Ukraine”, ku po publikohen informacione lidhur me situatën atje.

Ndërkaq, kujtojmë se sot janë bërë 65 ditë që nga fillimi i luftës në Ukrainë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera