Lajme

Ky është numri i ushtarëve rusë të vrarë në luftë

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 28 April 2022

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka njoftuar se që nga fillimi i luftës më 24 shkurt e deri më tani ushtria ruse ka humbur 22 mijë e 800 trupa, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu, është bërë e ditur se në këtë luftë forcat ruse kanë humbur 970 tanke, 2389 mjete të blinduara, 431 sisteme artilerie, 151 MLRS, 72 sisteme luftarake kundërajrore, 188 avionë dhe 155 helikopterë.

Ndërkaq, ky shtab ka njoftuar se 1888 automjete ushtarake, 8 varka ushtarake, 76 depozita karburanti, 215 UAV taktike, 31 pajisje speciale ushtarake dhe 4 sisteme të lëvizshme SRBM.

-Advertisement-

Kjo është bërë e ditur në faqen “War in Ukraine”, ku publikohen informacione lidhur me situatën atje.

Kujtojmë se sot janë bërë 64 ditë që nga fillimi i sulmeve të para nga forcat ruse në territorin ukrainas./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera