Lajme

Ky është numri i ushtarëve rusë të vrarë në luftë

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 21 April 2022

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka njoftuar se që nga fillimi i luftës më 24 shkurt e deri më tani, ushtria ruse ka humbur 21 mijë trupa, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu është njoftuar se forcat ruse kanë humbur 829 tanke, 2118 automjete të blinduara, 393 sisteme artilerie, 136 MLRS, 67 sisteme luftarake kundërajrore dhe 172 avionë.

Ndërkaq, ky shtab ka njoftuar se Rusia po ashtu ka humbur edhe 151 helikopterë, 1508 automjete ushtarake, 8 varka ushtarake, 76 depozita karburanti, 166 UAV taktike, 27 pajisje speciale ushtarake dhe 4 sisteme të lëvizshme SRBM.

-Advertisement-

Kjo është bërë e ditur në faqen “War in Ukraine”, ku po publikohen informacionet e fundit lidhur me situatën atje.

Kujtojmë se sot janë bërë 57 ditë që nga fillimi i sulmeve të para nga forcat ruse në territorin ukrainas./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University

Të tjera