Lajme

Ky është numri i ushtarëve rusë të vrarë në luftë

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 30 April 2022

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka njoftuar se që nga fillimi i luftës më 24 shkurt e deri më sot ushtria ruse ka humbur 23 mijë e 200 ushtarë, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu, është njoftuar se rusët në këtë luftë kanë humbur edhe 1008 tanke, 2445 automjete të blinduara, 436 sisteme artilerie, 151 MLRS, 77 sisteme luftarake kundërajrore, 190 avionë, 155 helikopterë dhe 1701 automjete ushtarake.

Nga ky shtab është bërë e ditur se forcat ruse po ashtu kanë humbur edhe 8 varka ushtarake, 76 depozita karburanti, 232 UAV taktike, 32 pajisje speciale ushtarake dhe 4 sisteme të lëvizshme SRBM.

-Advertisement-

Kjo është bërë e ditur në faqen “War in Ukraine”, ku po publikohen informacione lidhur me situatën.

Kujtojmë se sot janë bërë 66 ditë që nga fillimi i sulmeve të para nga forcat ruse në territorin ukrainas./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera