Lajme

Ky është numri i qytetarëve që morën dozën e tretë të vaksinës që nga 9 dhjetori

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 17 December 2021

Që nga nëntë dhjetori kur Ministria e Shëndetësisë mori vendimin për dhënien e dozës së tretë të vaksinës anti-coivd në vend me këtë dozë janë vaksinuar 1 mijë e 410 persona.

Ndërsa sipas të dhënave nga MSh-ja vetëm për 7 ditë 2 mijë e 123 qytetarë kanë marrë dozën përforcuese kundër virusit COVID-19.

Kujtojmë se me vendim të MSH-së me nëntë dhjetor, filloi dhënia e dozës së tretë dhe dozës përforcuese të vaksinës anticovid.

-Advertisement-

Sipas këtij vendimit doza përforcuese u jepet personave të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë. Doza përforcuese jepet  6 muaj pas  marrjes së dozës së dytë.

Ndërsa doza e tretë u jepet personave të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre apo sëmundjeve shoqëruese me rekomandim të mjekut koordinues. Doza e tretë jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë.

Deri më sot në vend janë vaksinuar 1 milionë e 653 mijë e 313 doza të vaksinës, prej tyre edhe dozën e dytë e kanë marrë vetëm 776 mijë e 399 qytetarë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera