Lajme

Ky është numri i qytetarëve që dolën për të votuar deri në ora 15:00

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 19 May 2019

Komisioni Qendror Zgjedhor ka mbajtur konferencën e tretë radhazi lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në katër komuna: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

E para e KQZ-së, Valdete Daka ka theksuar se procesi i votimit në këto komuna po vijohet pa ndonjë problem.

Ndërsa deri në ora 15:00 të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 18 mijë e 729 (32.30%) qytetarë me të drejtë vote nga 57 mijë e 983 sa është numri i përgjithshëm i tyre.

-Advertisement-

Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 17 mijë 544 votues apo 30.79%

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera