Lajme

Ky është numri i policëve të EULEX-it që janë duke kryer bastisjen në OVL-UÇK

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 25 September 2020

Rreth 50 policë janë duke kryer bastisjen brenda zyrave të Organizatës së Veteranëve të luftës në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe policë të Kosovës, si dhe njësi të KFOR-it por ata po e përcjellin ngjarjen nga jashtë.

LEXO EDHE: Kërcënon sekretari i OVL-UÇK: Nëse nuk merren masa ndaj këtyre kriminelëve do të veprojmë vetë

-Advertisement-

Brenda zyrës gjendet edhe hetuesi i Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale i cili ka qenë edhe dy herë të tjera për të marrë dosjet e Speciales që dikush i dërgonte OVL-UÇK-së.

Ndërsa para disa minutave njësitë e EULEX-it u furnizuan me material shtesë për të vazhduar aksionin./Gazeta inFokus/

LEXO EDHE: Hysni Gucati gjendet brenda OVL-UÇK-së, Klinaku thotë se njësia e EULEX-it nuk po e lënë të dalë

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera