Lajme

Ky është numri i pacientëve me covid-19 që janë të shtrirë në spitalet e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 17 January 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 72 pacientë janë duke u trajtuar në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme, shkruan Gazeta Infokus.

Prej tyre, 43 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19, si dhe 29 pacientë të tjerë janë post- Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 33 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 3 pacientë.

-Advertisement-

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Klinika Infektive, 11 pacientë

-Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid

-Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë

-Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

-Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 5 pacientë

-Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

-Spitali i Pejës, 7 pacientë

-Spitali i Prizrenit,6 pacientë

-Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë

-Spitali i Ferizajt, 3 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera