Lajme

Ky është numri i grave veterane në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 21 November 2019

Nga afro 38 mijë veteran sa i ka aktualisht Kosova as çereku i tyre nuk janë gra. Statistikat e Mirëqenies Sociale, për tremujorin e tretë të këtij viti, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se Kosova i ka hiq më shumë se 2 mijë e 939 gra veterane.

Ndërkaq, numri i veteranëve meshkuj të regjistruar nga janari i këtij viti, ka pësuar rënie nga 35 mijë e 669 në janar, në 35 mijë e 175 veteranë në shtator.

Kurse, sa i përket veteraneve, ka rritje. Nga 2 mijë e 827, sa ishin të regjistruara në muajin janar, nga statistikat e tremujorit të tretë del të jenë gjithsej 2 mijë e 939 veterane, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Numri i veteranëve vazhdon të mbetet i pa sqaruar në Kosovë, për shkak të dyshimeve për përfshirje të personave të rrejshëm në listat e veteranëve, shkruan Gazeta inFokus.
Deri tani në Kosovë janë të regjistruar 38 mijë e 120 veteranë të cilët marrin pension mujor, ku vlera e përgjithshme e shpenzuar për çdo muaj është mbi 6 milionë euro. /Gazeta InFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera