Fokus

Ky është numri i grave dhe foshnjave të posalindura të infektuara me koronavrius

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 22 October 2020

Pandemia e cila ka goditur tërë botën, nuk ka përjashtuar as ata që sapo kanë ardhur në jetë së bashku me nënat e tyre.

Foshnje të sapolindura, gra shtatzëna dhe nëna të reja janë regjistruar pozitiv me koronavirus në Kosovë.

Që nga përhapja e këtij virusi, në Kujdesin Intensiv në Klinikën e Neonatologjisë, dy foshnje të porsalindura janë infektuar me koronavirus.

-Advertisement-

Drejtori i Klinikes se Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci ka thënë për Infokus se foshnjat me Covid-19 janë trajtuar në një mënyrë të veçantë.

“Foshnjat e infektuara dhe ato potencialisht të infektuara me COVID-19, janë trajtuar në Kujdesin Intensiv në Klinikën e Neonatologjisë, në një hapësirë të veçantë, të ndarë për këto foshnje që nga fillimi i pandemisë”, thuhet në përgjigjen e Gojnovcit për Gazetën inFokus.

Ai tha se foshnjat janë trajtuar në bazë të pasqyrës klinike dhe fatmirësisht janë liruar nga klinika me shëndet të mirë.

Përveç foshnjave, të prekura nga koronavirusi kanë qenë edhe gratë gjatë periudhës së shtatzënisë.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismalji ka bërë me dije për inFokus se që nga fillimi i pandemisë në këtë klinikë 50 gra kanë qenë të infektuara me Covid-19.
Jakupi në një përgjigje për Gazetën inFokus ka thënë se aktualisht në klinikën e Gjinekologjisë gjendet një grua shtatzëne e cila është e infektuar me Covid-19.

Që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para të të infektuarve me virusin korona, numri i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 17 mijë e 263.

Ndërsa, 14 mijë e 836 persona janë shëruar nga ky virus. Mirëpo janë edhe 657 të tjerë të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me këtë virus.
Sipas të dhënave të IKSHPK-së, 1 mijë 770 numri i rasteve aktive. /Gazeta Infokus/

 

Besarta Qadraku 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera