Lajme

Ky është numri i fëmijëve të vrarë në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 22 March 2022

Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës ka njoftuar se që nga fillimi i luftës në Ukrainë, janë vrarë 117 fëmijë, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërkaq, 150 të tjerë janë plagosur.

Gjithashtu kjo prokurori ka njoftuar se një tank rus në rajonin e Kharkiv ka qëlluar mbi një makinë me refugjatë, duke lënë të vdekur një fëmijë 9-vjecar.

-Advertisement-

Kurse, një 7 vjeçar është gjetur nën rrënojat e një shtëpie në rajonin e Mykolaiv.

Kjo është bërë e ditur në faqen e “War in Ukrainë”, ku po publikohen informacione lidhur me situatën atje.

Kujtojmë se sot janë bërë 27 ditë që nga fillimi i sulmeve të para nga forcat ruse në territorin e Ukrainës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera