Lajme

Ky është numri i familjeve në Prishtinë që sot kanë mbetur pa ngrohje

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 15 December 2021

15 mijë familje të Prishtinës të cilët ngrohen nga Termokosi kanë mbetur pa ngrohje mëngjesin e së mërkurës.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar, zëdhënësja e Termokosit, Afërdita Uka e cila ka thënë se kjo kompani deri mëngjesin e sotëm po furnizonte 15 mijë konsumatorë me ngrohje.

E gjithë kjo ka ndodhur sepse Korporata Energjetike e Kosovës ka ndaluar furnizimin me avull për Termokosin për shkak të probleme në dy blloqet e Termocentralit “Kosova B” që furnizojnë ngrohtoren e Prishtinës.

-Advertisement-

Pasdite Termokosi pritet të ketë një përgjigje nga KEK-u se kur do të mund të vazhdojnë furnizimin dhe të rregullohet ky problem./Gazeta Infokus/ 

Në prag të kolapsit, KEK-ut i bien blloqet, Kosova rrezikon të mbetet pa rrymë e Prishtina pa ngrohje

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera