Fun & Video

Ky është njeriu me testikujt më të mëdhenj në botë

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 18 July 2017

Forence Owiti Opiyo nga Kibigori i Kenisë ka kryer një operacion për ta reduktuar masën e madhe në testikujt e tij.

Ai së pari vuri re një cistë në organet e tij gjenitale më 2006 kur ishte vetëm 10 vjeçar.

Një procedurë fillestare e ndihmoi atë që ta largojë këtë cistë më 2007, por problemi u ri-shfaq vite më vonë.

-Advertisement-

Përgjatë kohës, cista ishte rritur aq shumë sa që Forence kishte probleme në të ecur, shkruan gazeta britanike Metro, transmeton Klan Kosova.

Jeta i ishte vështirësuar pasi që testikujt i ishin bërë aq të mëdhenj sa që ai nuk mund të ecte më lehtë apo të veshë rroba.

Prindërit i kishin vdekur kur kishte qenë vetëm pesë vjeçar, dhe ai jetonte vetëm me vëllanë, Eliza-n, dhe gjyshen e moshuar.

Ai filloi të rregullojë këpucë në tentim që të ruajë para por nuk arriti ta paguajë operacionin.

Por fqinji i tij, Duncan Otieno, shkrepi disa fotografi të organeve gjenitale të Forence dhe i publikoi në Facebook duke kërkuar ndihmë.

Kështu, Forence-t iu mundësua operimi i cili doli të jetë i suksesshëm.

Edhe kirurgu konsultues, James Obondi, i cili e kishte kryer këtë procedurë, tha që Forence do të mund ta çojë një jetë normale si çdo njeri tjetër pas këtj operacionit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera