Lajme

Ky është nënshkrimi i parë i Gjinit, si kryetar Gjakove

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 18 December 2017

Nga sot fillon transporti për nxënësit e komunës së Gjakovës.

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, menjëherë pas marrjes zyrtare të detyrës e ka vendosur nënshkrimin e parë zyrtar nga ky post, nënshkrim që është vënë mbi vendimin për fillimin e transportit për nxënësit e komunës së Gjakovës.

Ceremonia e nënshkrimit është bërë në praninë e mediave, me ç ‘rast kryetari Gjini ka thënë se ky proces i vonuar mbi një vit e gjysmë sot po nis në të mirë të nxënësve, ndërsa ka premtuar se qeverisja e re nuk do të lejojë që procese të tilla kaq të ndjeshme të zvarriten apo vonohen në të ardhmen.

-Advertisement-

Kryetari Gjini, sikurse në mbledhjen e Asamblesë ka bërë të ditur se tenderi për transportin e nxënësve, ai për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve dhe të gjithë tenderët tjerë që kanë limit kohor të realizimit do të shpallen dhe do të jenë të gatshëm me kohë përgjatë katër viteve të ardhshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera