Fokus

Ky është momenti rrëqethës që la gjurmë në jetën e ish-komandantin të UQK-së Bekim Shytit

Autori: Ermirë Berisha 22:56 | 22 April 2022

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bekim Shyti, ka treguar për herë të parë se si në duart e tij vdiq kushëriri dhe bashkëluftëtari i tij, Adnan Shyti, shkruan Gazeta inFokus.

Bekimi në një intervistë ekskluzive për Gazetën inFokus, me emocione të jashtëzakonshme flet për vdekjen e Adnanit duke e cilësuar si një nga momentet më të rënda në jetën e tij.

“Momenti ma i vështirë ka qenë kur Adnani m’ka dekë në duart e mija, Adnan Shyti, është kushëri i parë i imi ktu 19 vjeç ka qenë një djalë 2 metra djalë me krejt tiparet e një burri” ka thënë Bekimi.

-Advertisement-

Edhe pse një moment shumë i rëndë ai mori forcën të jua thotë këto fjalë inkurajimi ushtarëve të tjerë.

“Kur më ka thirr në radio-lidhje edhe më ka tregu që është plagu pak, unë prej zëri e kom njoftë që nuk është mirë, edhe kur kam shku e kam taku të gjallë por nuk kam mujt me e thanë asnjë fjalë edhe unë veç iu kom drejtu ushtarëve djem inshAllah edhe ne e kemi fatin sikur ky Luan me dhanë ma të shtrenjtën për Kosovë”, shtoi Ai.

Kujtojmë se  Bekim Shyti, ka qenë sh-komandanti i Njësisë Speciale të UÇK-së, në Zonën Operative të Shalës./Gazeta inFokus.

Emisioni i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera