Lajme

Ky është momenti i përplasjes fizike mes zyrtarëve të LDK-së në Mitrovicë (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 19 May 2019

Një përplasje fizike mes pjesëtarëve e zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ndodhur para pak çastesh në nëndegën e qendrës në Mitrovicë.
Ndryshe, në këtë Nëndegë të LDK’së ka pasuar edhe një polic, i cili është lënduar.

Përleshja ndërmjet simpatizantëve të LDK’së ka ndodhur për shkak të ndarjeve që janë ndërmjet grupit të Faton Pecit dhe atij të Safet Kamberi.

Më poshtë mund të ndiqni momentin kur nisin grushtimet  në Qendrën e Kulturës ”Rexhep Mitrovica” ku po zhvillohej proces zgjedhor i kësaj nëndege.

-Advertisement-

Pas gjithë kësaj zënke, salla është liruar e tëra nga pjesëtarët e LDK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera