Rajoni dhe Bota

Ky është mesazhi i tenorit të famshëm që po vuan nga koronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 23:38 | 01 April 2020

Koronavirusi po bëhet shqetësues në mbarë botën.Situatë më të rëndë nga shtetet e tjera po kalon Italia, ku infektimit me koronavirus nuk i kanë shpëtuar as emra të njohur.

Tenori i famshëm, Placido Domingo, ka njoftuar pasditen e kësaj të diele se ka dalë pozitiv me koronavirus. Me anë të një postimi në Facebook, artisti i madh spanjoll tha se e ndjente “detyrim moral” që të ndante këtë lajm me publikun dhe shtoi se së bashku me familjen e tij po qëndron në izolim.

Placido Domingo sqaron në postim se vendosi ta kryente testin pasi kishte temperaturë dhe kollë.

-Advertisement-

Në fund, tenori u kërkoi të gjithë njerëzve që të ndjekin rregullat e vendosura nga autoritetet:“Ju përgjërohem që të jeni shumë të kujdesshëm, të ndiqni rregullat bazike, siç janë larja e shpeshtë e duarve, qëndrimi larg njëri-tjetrit 2 metra dhe qëndrimi në shtëpi mbi të gjitha”.

Kujtojmë që në Itali, 24 orët e fundit janë regjistruar 5560 raste të reja të njerëzve të infektuar nga koronavirusi. Raportohen edhe 651 jetë të humbura.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera