Lajme

Ky është mesazhi i kryeministrit Kurti në ditën ndërkombëtare kundër homofobisë

Autori: Gazeta inFokus 21:44 | 17 May 2022

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se pavarësisht orientimit seksual dhe identiteti gjinor jemi të barabartë, duke ftuar që lihen anash paragjykimet dhe padrejtësitë, shkruan Gazeta Infokus.

Sot në gjithë botën shënohet dita ndërkombëtare kundër Homofobisë,Transfobisë dhe Bifobisë. Qeveria e Kosovës për të shënuar këtë ditë ka vendosur në objektin e qeverisë ngjyrat e flamurit të këtij komuniteti.

“Sot ne shënojmë #IDAHOT, një ditë që na kujton se jemi të gjithë të barabartë – pavarësisht nga orientimi ynë seksual apo identiteti gjinor. Le të qëndrojmë së bashku kundër padrejtësive dhe paragjykimeve, sot dhe çdo ditë”, shkroi Kurti në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera