Lajme

Ky është mesazhi i IKSHPK-së pas tubimeve të Mozzik në disa komuna

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 10 August 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka reaguar pasi artisti kosovar Gramos Aliu i njohur si “Mozzik” organizoi aktivitete në disa qytete të Kosovës, ku u mblodhën të rinj për të marrë albumin e tij më të ri.

Këto aktivitete ishin në kundërshtim me masat e qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, me të cilat nuk lejohen tubime më shumë se 20 njerëz, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa IKSHPK-ja ka publikuar një fotografi nga këto “koncerte” dhe shkruan se nuk duhet të bëhen tubime sepse virusi vret.

-Advertisement-

“Jo tubime! Virusi vret!”, thuhet në reagimin e IKSHPK-së.

Ndërsa tubimet e Mozzik në disa qytete u përcjellën edhe nga Policia e Kosovës, ani pse diçka e tillë ishte në kundërshtim më masat e qeverisë.

Sipas raportimit të mediave arstisti në fjalë ishte pajisur me një leje nga Ministria e Punëve të Brendshme./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera