Sport

Ky është mbrojtësi 19 vjeçar që luan standard në Superligë, por nuk ftohet nga Kosova U-21

Autori: Gazeta inFokus 20:14 | 13 November 2019

Kombëtarja e Kosovës U-21 ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen ndaj Austrisë, shkruan Gazeta inFokus.

Ky duel zhvillohet ditën e premte nga ora 18:00 në qytetin e Riedit dhe i takon xhiros së pestë në kuadër të kualifikimeve “EURO 2021” për grupmoshat U-21.

Trajneri i Kosovës U-21, Rafet Prekazi edhe këtë herë nuk e ka ftuar asnjë mbrojtës të ri që luan në Kosovë, duke thënë që nuk ka lojtarë nën moshën 21 vjeçare që luan në Superligë.

-Advertisement-

Por, është mbrojtësi 19 vjeçar i Flamurtarit, Melos Zenunaj ai i cili luan standard në elitën e futbollit kosovar.

Zenunaj ka 7 xhiro rresht që është në formacionin bazë të klubit nga Prishtina.

Fotografia e Melos Zenunaj

Ai edhe pse ka luajtur më shumë minuta se 5 mbrojtësit e ftuar nga Prekazi, prap nuk ka marrë një ftesë nga përzgjedhësi i shpresave të Kosovës.

Me poshtë keni statistikat e 5 mbrojtësve të ftuar nga selektori i Kosovës U-21:

Enit Sadiku që luan të Zurchiu nuk është ftuar në dhjetë ndeshjet e fundit për ekipin e parë.

Valon Hamdiu që luan për Winterthur në dhjetë takimet e fundit ka luajtur vetëm 1 minutë.

Fuad Rahimi që luan të Wil ka luajtur 77 minuta në 10 ndeshjet e fundit.

Meriton Kastrati që luan për Winterthur nuk është ftuar në asnjë takim në dhjetë ndeshjet e fundit.

Gjithashtu edhe Ismajl Beka që luan të Wil nuk është ftuar në skuadrën e parë në dhjetë takimet e fundit.

Të gjithë këta 5 mbrojtës së bashku kanë zhvilluar 78 minuta lojë, kurse Zenunaj i Flamurtarit në shtatë takimet e fundit ka zhvilluar 630 minuta lojë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera