Sport

Ky është lojtari më i vlefshëm në Superligën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 12 January 2020

Superliga e Kosovës në futboll momentalisht është në pauzë pasi përfunduan stinorin vjeshtor.

Ballkani dimëroi si lider i ndjekur hap pas hapi nga Gjilani, Drita e Prishtina.

Ky sezon po del të jetë shumë konkurues, me disa ekipe që synojnë titullin dhe në radhët e veta kanë lojtarë mjaft kualitativ.

-Advertisement-

Sipas sajtit Transfermarkt, ekipi i Dritës ka lojtarin më të vlefshëm në Superligë. Është ai Ardian Cuculi me 350 mijë euro, shkruan Indeksonline.

Këta janë lojtarët më të vlefshëm te klubet përkatëse:

Ardian Cuculi – Drita – 350,000

Tomislav Busic – Gjilani – 325,000

Ardit Hila – Prishtina – 300.000

Eri Lamçja – Vushtrria – 300,000

Argjend Mustafa – Drenica – 275,000

Florjan Smakiqi – Feronikeli – 200,000

Edvin Kuc – Ballkani – 175,000

Muharrem Jashari – Trepça’89 – 175,000

Mentor Zhdrella – Llapi – 175,000

Erind Selimaj – Flamurtari – 150,000

Filonit Shaqiri – Ferizaj – 125,000

Orgest Gava – Dukagjini – 100,000.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera